You are here
Home > Kombëtarja > Një darkë ia ka borxh trajnerit! Rashica më i miri te Werderi, edhe kundër Amir Abrashit

Një darkë ia ka borxh trajnerit! Rashica më i miri te Werderi, edhe kundër Amir Abrashit

Milot Rashica është duke marrë vlerësime të pafundme në Gjermani, pasi po shkëlqen në “Bundesligë”. Së fundmi futbollisti shqiptar është shpallur më i miri sipas tifozëve, në përballjen e fundit që u zhvillua me Frajburgun.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa goli i parë do të vinte pas pasimit magjik të Rashicës. Lojtari i Shqipërisë nxorri një pasim perlë nga repertori i tij, duke e gjetur Klasen me portë të boshatisur. Nga atje lojtari i Werderit nuk do e kishte të vështirë për të dërguar topin në rrjetë.

Por duhet të theksohet fakti se nëse Rashica ndodhet këtu, padyshim që një meritë e madhe është e trajnerit Kohfeld. Kur të gjithë e sulmonin lojtarin shqiptar, për shkak edhe të dëmtimeve të tij, ishte tekniku gjerman që i erdhi në mbështetje dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim për ta nxjerrë në merkato. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top