You are here
Home > Featured > Nis numërimi mbrapsht, Naser Aliji në javë vendimtare – SHQIPËRIA.CH

Nis numërimi mbrapsht, Naser Aliji në javë vendimtare – SHQIPËRIA.CH

Barazimi i sotëm me Askolin ishte hapi i parë fals i Entellës në kampionat. Skudra e shqiptarëve e ka mbyllur “derbin e mbijetesës” me rezultatin 1 me 1 ku më të kënaqur mbetën padyshim miqtë. Për një Entellë që kërkon të sigurojë Seria B nuk ka më vend për gabime. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe fundi i kampionatit është vetëm tre javë larg.

Në takimin e sotëm, Naser Aliji u aktivizua në minutën e 65′ ndërsa Llullaku regjistroi ndeshjen e katër rradhazi nga stoli. Përpos minutave, legjionarët po vuajnë për rezultat duke mos pasur asgjë të sigurtë deri në fund. Mbijetesa është vetëm një pikë larg dhe ruhet nga Novara.

Nga ana tjetër Entella, Askoli dhe Avelino e Armando Vajushit ndjekin me pikë të barabarta. Shanci më i artë pritet t’i ofrohet Entellës. Ndeshjen e fundit skuadra e shqiptarëve do ta luaj ndaj Novarës. Në një takim emocionues dhe vendimtar ku do të luhet fati i gjithë sezoni.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top