You are here
Home > Futboll Bota > Ngre në ajër rivalin dhe teston forcën, Kaçe u tregon grekëve sesa vlen një…SHQIPTAR!

Ngre në ajër rivalin dhe teston forcën, Kaçe u tregon grekëve sesa vlen një…SHQIPTAR!

Ndërkohë që rrugëve të Greqisë duhet të jenë ende duke ofenduar dhe duke kënduar për vdekjen e shqiptarëve, në një nga ndeshjet më të shikuara të tyre, protagonist do të ishte një i tillë.

Ergys Kaçe lëshon një predhë të vërtet nga distanca, duke e ndalur topin në rrjetë. E kishin harruar për pak në këtë kampionat emrin e këtij lojtari, sepse po vetë u përpoqën t’i shkatërronin karrierën, pasi ky i fundit zgjodhi Shqipërinë dhe pozoi me fanellën e UÇK-së. Por në takimin ndaj Olimpiakosit, mesfushori shqiptar do të ishte lojtari i ndeshjes, pasi e nxorri golin nga hiçi.

Në një moment të caktuar të takimit, Kaçe e testoi forcën e tij, në një ndeshje të tillë ku ngarkesa psikologjike ishte jo e vogël. Mesfushori shqiptar e tepron disi me një ndërhyrje ndaj Natcho, ndërsa sparkata e tij rezultoi e gabuar.

E menjëhershme ishte përgjigja e mesfushorit të Olimpiakosit, Podence, që u përpoq t’i kërkonte llogari Kaçes për atë ndërhyrje, duke kërkuar edhe një kontakt fizik. Aspak i trembur, futbollisti shqiptar qëndroi dinjitoz ndaj kundërshtarit të tij, ashtu si edhe ndaj Greqisë, që në këtë moment duhet ta kenë kuptuar sesa vlen një SHQIPTAR. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top