Nga Valdet Rama tek Ermir Lenjani. Kujdes Grezda, krahu i majtë është “i mallkuar”

Teksa në krahun e djathtë Odise Roshi e ka kthyer në një “dinasti” të padiskutueshme vendin e titullarit, në krahun e majtë flitet për tjetër gjë.

Ndërrime, ndërrime dhe sërisht ndërrime. Atëherë kur mendojmë se çdo gjë u konsolidua, krahu i majtë i mesfushës ngelet sërisht pa “zot”.

E si mund ta harrojnë kaq lehtë tifozat e kombëtares Valdet Ramën. Shumë lehtë disa e ngatërronin dhe me Kristiano Ronaldon, në versionin shqipëtarë, pa ekzagjerime. Në kohën e tij më të artë, si me kombëtaren por edhe me Valladoid, Valdet Rama ka shënuar dy gola nga një respektivisht për secilin ekip, duke e marrë topin nga mesfusha e më pas duke e nxjerr nga rrjeta.

Por Valdeti u “shua” shpejtë, shumë shpejtë. Rënia e Valladoid nga kategoria shënoi dhe rënien e karrierës përfundimisht për shqipëtarin. Pas tij Ermir Lenjani, driblimet dhe shpejtësia e tij në krahë ishin karakteristikë e tij që i afrohej figurës së Valdetit, megjithëse me gjuajtjet kishte vënd për më mirë.

Dalëngadalë, sa në një klub në tjetrin, Ermir Lenjani e humbi vendin në kombëtare dhe shumë shpejtë nëse nuk realizon diçka për karrierën e tij rrezikon seriozisht edhe grumbullimin. Menjëherë tashmë vjen dhe i rradhës…Eros Grezda.

Një ndër të paktët i mirë me Spanjën, dhe jo më pak me Italinë. Godet me rastin e parë që i vjen topi, edhe pse mund të shihet si një farë egoizmi, Shqipëria vuan ndoshta edhe për të tilla lojtarë egoistë. Driblimet e tij janë të nivelit që kërkohet por Erosi duhet të bëj kujdes, ai pozicion atje duket i mallkuar!

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author

GALERIA