You are here
Home > Kombëtarja > Nga Shqipëria, Zvicra e në Qipro/ Paulo Tramezzani është një trajner me stof kampioni

Nga Shqipëria, Zvicra e në Qipro/ Paulo Tramezzani është një trajner me stof kampioni

Një nga emrat më të dashur për shqiptarët në botën e trajnimit, është  Paulo Tramezani. Italiani ishte pjesë e Kombëtares sonë si ndihmës i De Biazit, ku shpeshherë idetë e tij kanë bërë që asokohe Shqipëria të dilte nga situatat e pakëndshme që mund të ishin në fushën e lojës. De Biazi nuk mund të funksiononte pa të, ndërsa kuqezinjtë u futën në një krizë rezultatesh pas largimit të Tramezanit.

Në tetorin e këtij viti, Tramezani u emërua si trjaner në klubin e famshëm  qipriot të Apoel Nikosias. Me këta të fundit gjatë kësaj periudhe ka arritur rezultate mjaft pozitive me këtë ekip. Ditën e sotme, Tramezani është një nga kantidaturat për t’u shpallur si trajneri i vitit në Qipro. Në këtë kampionat Tramezani ka zhvilluar plot 12 sfida, ku 9 prej tyre i ka fituar.

Me ardhjen e 48 vjeçarit në krye të skuadrës së Apoelit, ky ekip është shndërruar në pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion. Ata gjenden në vendin e dytë me vetem 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Limasol dhe duket se Tramezani nuk e ka harruar zakonin e fitimtarit. Tashmë prej pak kohësh Paolo ka nisur karrierën e tij të re prej tranjerit kryesor, ku po tregon se është i aftë ta bëj këtë gjë mjaft mirë, pasi ia doli edhe në Zvicër me eksperiencat e tij te Sioni dhe Lugano. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top