You are here
Home > Kryefaqja > Nga Serie D në Serie A në 4 vite… Parma historike rikthehet në elitën italiane

Nga Serie D në Serie A në 4 vite… Parma historike rikthehet në elitën italiane

Pas Empolit, Parma është skuadra tjetër që do të rikthehet në Serinë A, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Emilianët arritën të triumfojnë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Spezias dhe të përfitojnë maksimalisht nga barazimi i Frosinones në shtëpi ndaj Foggias, për t’u renditur në vendin e dytë.

123-7

 

 

 

Nga ana tjetër, pikërisht Frosinone, Bari, Palermo, Venecia, Cittadella dhe Perugia, do të diskutojnë Play Off-in me njëra-tjetrën, për të përcaktuar skuadrën e 3-të që do të ngjitet në Serinë A.

Sa i përket rënies në Serinë C, fati i keq ka qenë me Novarën, Ternanën dhe Pro Vercellin, ndërsa Virtus Entella e Alijit dhe Llullakut dhe Avellino ia dolën të sigurojnë edhe një shans në Play Out, për të diskutuar mbijetesën.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top