You are here
Home > Kosova > Nga “Mamma Mia” deri tek “E ashtuquajtura Kosovë” reagimet nga Italia në Serbi

Nga “Mamma Mia” deri tek “E ashtuquajtura Kosovë” reagimet nga Italia në Serbi

Fitorja e Kosovës nuk ishte thjesht një rastësi në ndeshjen e sotme por mundi i disa djemve që e duan futbollin. Loja në grup dhe shpirti i sakrificës tregoi se çdo gjë mund të arrihet. Edhe kështu ndodhi. Kosova e sheh veten në grupin A me 8 pikë në 4 ndeshje çka rrit besimin për një bilet në Euro2020.

Nga Italia një reagim epik do të vinte nga gazetari i njohur sportiv Tancredi Palmeri . Ish-gazetari i CNN nuk u besoi syve për ecurinë e dardanëve  teksa shkroi në rrjetet sociale: “Nëna ime, Kosova paraqet kandidatur serioze për kualifikim në Europian

Nga ana tjetër fqinjët serbë duket se nuk i kanë përtypur dot rezultatin 2-1 në “Fadil Vokrri”. Gazeta “Kurir.rs” do e hapte me një titull provokues lajmin e fitores së dardanëve, duke vijuar epitetin “e ashtuquajtura Kosovë”. Ndërkohë tifozët serb kanë gjetur ngushëllim tek Anglia duke komentuar se britanikët kanë dy ndeshje më pak se Kosova.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top