You are here
Home > Kombëtarja > Nga “Hero në Zero”, trajneri i Verderit për Rashicën: Nuk pres më shumë, do shkoj ta përqafoj

Nga “Hero në Zero”, trajneri i Verderit për Rashicën: Nuk pres më shumë, do shkoj ta përqafoj

Nga “Hero në Zero”, nëse duhet të përshkruajmë gjendjen e Milot Rashicës në Bundesligë, atëherë fjalët e duhura do të ishin këto. Sigurisht, këtu jemi duke folur për atë se çfarë raportojnë mediat gjermane, që nuk kanë pasur asnjë mëshirë për futbollistin shqiptar, pas atij zhgënjimi në javën e fundit të kampionatit.

Rashica do të ishte heroi i Vederit përpara dy javësh, teksa kryevepra e tij në sekondën e fundit ndaj Frankfurtit, do t’i jepte 3 pikët skuadrës së tij, me një gol nga goditja e dënimit. Në qiell e dërguan dhe në tokë e përplasën, edhe gjermanët nuk ndryshojnë shumë nga Ballkani.

Mjaftuan 20 minuta aspak bindëse dhe një tjetër dramë ndaj Nurenbergut, por këtë herë që nuk fliste në favor të Verderit dhe paraqitja e dobët e Rashicës, do të trajtohet si një çështje më vete. Trajneri i ekipit gjerman, Florian Kohfeldt ka marrë në mbrojtje futbollistin shqiptar:

“Rashica është ende i ri, nuk mund të prisni më shumë nga ai, që të jetë protagonist çdo javë. Tani do të shkojë te ai, ta përqafojë dhe ta lë të vazhdojë”, ka thënë trajneri i Verderit pas Nurenbergut. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top