You are here
Home > Kombëtarja > Nga akademia në Shqipëri dhe shkon te Barcelona, arritje e madhe për Elidion Gjikën

Nga akademia në Shqipëri dhe shkon te Barcelona, arritje e madhe për Elidion Gjikën

Akademitë e futbollit në Shqipëri janë duke hedhur hapa të mëdha në vitet e fundit. Më parë ato ishin në numër të pakët, ndërsa këto kohë janë shtuar në numër dhe janë shumë produktive.

“Etien Futboll Akademi” që drejtohet nga Denis Lila ka arritur të bëj një investim të madh, duke dërguar një produkt të sajin në akademinë e Barcelonës. Kaq mjafton për të treguar cilësinë që vjen prej Shqipërisë dhe shkollave të futbollit në vendin tonë.

Pasi ka arritur të kalojë provat me shumë sukses, “Sport Ekspres” mëson se së fundmi ka ardhur edhe konfirmimi i Elidion Gjikës si pjesë e akademisë së Barcelonës. Një lojtar me prespektivë të madhe dhe në moshë të re, që papritur e sheh veten në vendin ku kanë spikatur lojtarët më të mëdhenj në Europë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top