You are here
Home > Featured > Neustadt për turp, Hamdi Salihi shpëtimtari i minutave të fundit – SHQIPËRIA.CH

Neustadt për turp, Hamdi Salihi shpëtimtari i minutave të fundit – SHQIPËRIA.CH

Në ligën e dytë austrike skuadra e Neustad duket se ka ka hequr dorë nga titulli kampion. Tashmë rrezikohet edhe mos arritjen e podiumit që mund të jetë shansi i fundit për një biletë në ligën e parë.

Në takimin e sotëm Neustadt ka arritur një fitore mjaft të vështirë ndaj vendit të fundit. Hamdi Salihi ka qënë sërish shpëtimtari i “varkës së përmbytur”. Bomberi shkodran ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 90+6′ të shtesës. Tre pikë të arritura me shumë mund ndaj një ekipi që lufton për mbijetes.

Neustadt ndodhet në vendin e katërt me 54 pikë. Vendi i parë është mjaft larg me me 10 pikë diferencë. Ndërsa synimi i vetëm mbetet podiumi i cili ruhet tre dhe katër pikë distancë. Nga ana e tij Salihi me golin e sotëm e çon në 20 numrin e realizimit të golave për këtë sezon.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top