“Nëse fati të mbyll një derë, një më e mirë pritet të hapet”. Lacio e shqipëtarëve, sa shumë përfaqësim në këtë shprehje

Ishte koha kur Lorik Cana luante me Lacion dhe disa kohë pas largimit të tij, pati shumë ndërrime tranjerësh dhe rezultate të dobëta. Tifozët nuk mundet të duronin më aqsa ndonjëherë e kalonin edhe cakun duke bërë sulme deri nga ato më të cuditshmet, e tillë ishte dhe ajo ndaj Igli Tares duke i ndërhyrë në një udhëtim të drejtorit sportiv lacial. Stadiumi ishte thuajse i boshatisur, ndërsa dëshira e tifozave u kthye në një detyrim: “Lotito ik”.

Pas disa ndërrimeve të tranjerëve pa sjell asnjë rezultat, Lazio merr për pak Inzaghin, vëllain e Pipos së famshëm që deri në atë kohë drejtonte primaverën e këtij klubi. Kjo ishte një zgjidhje afatshkurtër pasi Tare, e dinte shumë mirë që për të ndaluar largimin e Lotitos duhej një revolucion në klub për të sjell entuziazmin e duhur në atë ambjent.

Patjetër që duhej filluar me një emër të madh, që nga stoli. Për momentin të gjitha kriteret i përmbushte Bielsa, përvecse një tranjer deri në atë kohë me rezultate, ai është dhe shumë karizmatik aqsa quhet “i cmenduri”. Unik në llojin e vet. Pikërisht ajo që duhej, Bielsa pranon ofertën e Tares dhe nënshkruan me klubin ndërsa Lacio i premton disa afrime të reja. Inzaghi tërhiqet dhe kur të gjithë tifozët prisnin ndeshjen e parë miqësore për të parë fytyrën e klubit të tyre të ri, Bielsa del në origjinë: “Largohem, nuk më sollët asgjë nga çfarë më premtuat”. Tranjer për vetëm pak ditë, pa realizuar asnjë ndeshje të vetme dhe i ikur më dëshirën e tij. Kush tjetër përvecse Bielsës mundej…

Ky tranjer ka dhe disa zakone në kufijtë e normales. Një e tillë është dhe se Bielsa pi vazhdimisht kafe gjatë zhvillimit të ndeshjes në fushën e lojës, dicka që nuk shihet askund tjetër. Cmenduria e tij morri dhenë pak kohë më parë, me Lillen e tij ndaj Strasburg, ai i kryen të 3 zëvendësimet brenda 45 minutash për dëshira personale, asnjë emergjencë. Futbolli është i të papriturave, në fillimin e të dytës portieri largohet me të kuq dhe më pas hedh shortin mes lojtarëve të tjerë se kush do të mbronte portën. Sigurisht, Lille e humbiste pastër atë ndeshje ndërsa rezultatet e marra deri tani në këtë sezon janë një skandal më vete.

Një lajm që thjeshtë vazhdonte tensionet brenda klubit lacial, teksa tashmë më tepër sesa zgjedhin të vazhdojn projektin duke rikthyer Inzaghin, “ngecin” me të. Por shprehja që “nëse fati të mbyll një derë, një tjetër më e mirë pritet të hapet’, zë shumë vend tek lacialët. Rezultate fantastike, lojë fantastike, Lacio fantastike, Inzaghi na lë me gojë hapur. Teksa Roma derbit kishte filluar ti merrte si ndeshje miqësore kohët e fundit me Lacion, aq shumë ishte mësuar me fitoret, me Inzaghin në krye nuk di të bëj një tillë. Nëse më parë Lacio në fushën e lojës ishte skandal nivelin e lojës dhe zgjidhte ndeshje me episode dhe kur fitonte, tashmë është ekipi i dytë me lojën më të bukur në Itali pas Napolit.

Kampionët e Italisë mundet ta humbin një kupë vetëm përballë këtij ekipi. Një fortesë në shtëpinë e tyre që nuk thyhet kurrë, përvecse kurrë ekipi nuk është totalisht i gatshëm dhe me mungesa, si në rastin e Napolit. Por i plotë, Lacion në shtëpi nuk e thyen askush. Me këto hapa ndoshta shumë shpejt ata do të kthehen në Champions. Një nga gjërat e bukura që ky tranjer bëri ishte vendosja e Strakoshës në vendin e titullarit. Lacio e morri bekimin e saj, quhet Simeone Inzaghi.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author