You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Vardar-Shkëndija ndodh gjithçka, tifozët maqedonas godasin lojtarin shqiptar

Në Vardar-Shkëndija ndodh gjithçka, tifozët maqedonas godasin lojtarin shqiptar

Një nga derbit më të zjarrtë në Europë dhe Ballkan, është padyshim takimi mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës. Ashtu siç edhe pritej, edhe ndeshja e djeshme nuk ka kaluar pa tensione, ndërsa ka përfunduar në barazimin pa gola.

Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur këngë kundër shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, që e kanë tejkaluar limitin e tyre. E kuptueshme kjo, pasi Vardari i ka larë duart me titullin, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të shpallet edhe këtë herë si kampion në Maqedoni.

Kulmi i këtij derbi ka arritur në minutën e 88, kur tifozët e Vardarit e kanë goditur futbollin e Shkëndijës, Mevlan Muratin me sende të forta nga pas shpine. Tashmë pritet që Federata Maqedonase e Futbollit të marrë masat e saj mbi këtë ndodhi të shëmtuar, që ka ardhur nga dëshpërimi i maqedonasve, që shohin se edhe në këtë vit titullin do të shkojë për ekipin shqiptar të Tetovës, Shkëndijën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top