You are here
Home > Kombëtarja > Në Skoci çmenden me patericat e Grezdës, tifozët nuk durojnë më shumë: Shkoni e merrni tjetër!

Në Skoci çmenden me patericat e Grezdës, tifozët nuk durojnë më shumë: Shkoni e merrni tjetër!

Në Skoci nuk kanë ndërmend të presin më gjatë Eros Grezdën. Futbollisti shqiptar nuk i përmbushi pritshmëritë e tifozëve deri në gjysmën e sezonit, por më e keqa ndodhi gjatë fazës përgatitore në Spanjë.

Futbollisti shqiptar është parë me paterica dhe e ka lënë grumbullimin e skuadrës. Megjithëse nuk dihet ende koha që ky futbollist do të mungojë, tifozët e Rangersit nuk duan ta dinë shumë këtë gjë. Për ta mjafton të kujtohet fakti se Grezda i dëmtuar erdhi në skuadër, duke marrë aq shumë kohë në fillimin e kampionatit për të gjetur deri diku formën dhe tashmë historia nis nga e para.

I menjëhershëm ka qenë reagimi në “Twitter”, me tifozët që kërkojnë largimin e Grezdës. Nga ana tjetër duke parë emergjencën që është në krahun e majtë të sulmit, tifozët i kërkojnë skuadrës që të marrin Jones nga huazimi që kanë lënë te Kilmarnock. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top