You are here
Home > Futboll Bota > Në Shqipëri vetëm “kryqëzohen”, Liga e Kombeve me drejtësi shqiptare

Në Shqipëri vetëm “kryqëzohen”, Liga e Kombeve me drejtësi shqiptare

Nëse në Shqipëri flitet për gjyqtarët, atëherë me patjetër që diçka ka shkuar keq, në mos është djallosur thuajse e gjithë puna. Por nëse flasim për pasqyrimin e arbitrave shqiptarë në Europë, atëherë çështja ndryshon.

Të shumta kanë qenë rastet kur këta të fundit ia kanë dalë të mbajnë në lartësinë e duhur ndeshje të rëndësishme jashtë Shqipërisë, ndërsa vlerësimi për ta është rritur sërish nga ana e UEFA-s.

Si asnjëherë më parë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve mes Armenisë dhe Luksemburgut, nuk do të jenë pak, por 6 arbitra shqiptarë për të vendosur drejtësi.

Enea Jorgji do të jetë kryesori i takimit, i ndihmuar nga ana e Ermal Barushit dhe Ridigert Çokaj. Denis Rexha është arbitër i katërt, ndërsa Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta do të jenë arbitrat pas porte. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top