You are here
Home > Futboll Bota > Në Shqipëri e shihte si tifoz nga televizori, Hysaj pranë ëndrrës për të luajtur me Interin

Në Shqipëri e shihte si tifoz nga televizori, Hysaj pranë ëndrrës për të luajtur me Interin

Në Itali gjithçka mund të jetë e sigurtë, veçse e ardhmja e Elseid Hysajt pas merkatos së janarit. Gjithsesi, qëndrimi në Napoli duket të ketë pak gjasa që të ndodhë.

Pavarësisht se shkodrani pritej titullar në takimin ndaj Lacios, hyri në fushën e lojës vetëm 4 minutat e fundit të takimit, për të treguar edhe njëherë që e ka humbur rëndësinë në këtë ekip. Shumë pranë një largimi të mundshëm, por emrat e shumtë që dalin në skenë të ekipeve, e bëjnë më konfuze situatën.

Në orët e fundit, është “Tuttomercato” që në bazë të burimeve të saj, shprehet se ka kontakte nga klubi i Interit për të marrë lojtarin shqiptar. Nëse një gjë e tillë do të zyrtarizohej, atëherë Hysaj do të plotësonte ëndrrën e tij të fëmijërisë, pasi siç e ka thënë shumë herë më parë, është një tifoz i flakët i kësaj skuadre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top