You are here
Home > Futboll Bota > Në Serbi e kishin “non grata”, vritet në mënyrë makabre ultrasi kroat

Në Serbi e kishin “non grata”, vritet në mënyrë makabre ultrasi kroat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Koracisë, veçanërisht për ultrasit e Hajdukut të Splitit. Bëhet fjalë për një vrasje tragjike që i ka ndodhur kapos të tifogrpit të tyre, Ante Firiç.

Ai njihet për trazirat që shkaktoi në derbin e Serbisë mes Cervena Zvezdes dhe Partizanit të Beogradit, ku u dënua me 6 muaj burg dhe 5 vjet mos shkelje në territorin e Serbisë. 27-vjeçari paraditen e sotme u përplas në mënyrë makabre nga tre makina, teksa njëra prej tyre e zuri poshtë, duke e lënë të vdekur menjëherë.

Ante Firiç njieht si një nga huliganët më të frikshëm në Split, ndonëse ishte vetëm 27 vjeç. Në mediat kroate është komentuar si një vrasje makabre e qëllimshme, por ende nuk dihen arsyejet për këtë ngjarje, madje nuk ka as persona të akuzuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top