You are here
Home > Kombëtarja > Në Kroaci nuk dalin nga parashikimet, talenti shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës

Në Kroaci nuk dalin nga parashikimet, talenti shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës

Ashtu siç edhe pritej, nuk ka vend për asnjë befasi. Talenti shqiptar që arriti të mahniste në kampionatin kroat me tripletën e tij, Lirim Kastrati, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

Talenti shqiptar arriti të shënonte i vetëm 3 gola, ndërsa përballë tij gjendeshin kundërshtarët eSllaven Belupos. Goli i tretë dëshmonte më së miri se për çfarë talenti jemi duke folur, teksa pas një sprinti të gjatë që nga mesfusha, futbolliti shqiptar arriti të kalonte edhe portierin.

Në një kohë që vlerësimet për Kastratin nuk kanë të ndalur, përzgjedhja në formacionin më të mirë të javës ishte edhe vlerësimi i radhës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top