You are here
Home > Futboll Bota > Në Kroaci i dhanë shenjat, Prenga firmos me ekipin kampion: E dinin që do të largohesha!

Në Kroaci i dhanë shenjat, Prenga firmos me ekipin kampion: E dinin që do të largohesha!

Herdi Prenga është larguar nga ekipi i Inter Zapresiç ku ndodhej në kampionatin kroat. Mbrojtësi i Kombëtares ka firmosur një kontratë të re, duke u bashkuar me ekipin kampionat në Letoni.

Bëhet fjalë për Rigan, një skuadër që e ka “vrarë” rivalitetin në vendin e saj, duke dominuar në të gjitha drejtimet. Sa i përket këtij largimit të Prengës, një mbrojtës me kualitet të madh, nuk ishte aspak i rastësishëm.

Në ndeshjet e fundit Zapresiç e ka ulur në stol këtë lojtar, ndërsa më parë ka qënë titullarë i padiskutueshëm. Në një intervistë për “Shqiperia.ch”, Prenga ka folur edhe në lidhje me aventurën e re.

“Një muaj më parë e dija që unë do të largohesha nga Inter Zapresiç. Vetëm pyetja ishte se ku do ta vazhdoja karrierën. Prandaj nuk kam luajtur ato tre ndeshje me ekipin kroat. Kam pasur edhe oferta të tjera, por jam i lumtur që zgjodha Rigën”, u shpreh Prenga. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top