You are here
Home > Futboll Bota > Në Kosovë janë të sigurtë, Arlind Sejdiu vetëofrohet dhe braktis Finlandën

Në Kosovë janë të sigurtë, Arlind Sejdiu vetëofrohet dhe braktis Finlandën

Arlind Sejdiu është një emër i ri, që mund të shërbej si përforcim për dardanët. Sulmuesi që luan me Honkën, është i gatshëm të braktis Finlandën për t’iu bashkuar U-19 të Kosovës.

Kjo është ajo që raporton “Korneri.net”, e cila shprehet se futbollisti në fjalë do t’i vetëofrohet Kosovës, me shpresën për t’u bashkuar sa më parë edhe me U-21 që drejtohet nga Rafet Prekazi. Sejdiu është një futbollist më prespektivë dhe për t’u parë, ndërsa në klubin e tij me 18 paraqitje ka arritur të shënojë edhe tre gola.

Në ditët në vijim pritet më shumë rreth një lëvizje të tillë, që praktikisht duket thuajse e mbyllur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top