You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Itali nuk e kuptojnë perlën e Kolollit: Sinqerisht e teproi, është edhe i eliminuar

Në Itali nuk e kuptojnë perlën e Kolollit: Sinqerisht e teproi, është edhe i eliminuar

Napoli e ka fituar pa shumë probleme takimin e parë në “Europa League”, pasi ia ka dalë në shifrat 1-3 në transfertën e Zurich. Thuajse gjithçka ka marrë fund sa i përket diskutimit për ekipin që do të kualifikohet më tej, me italianët që janë të siguruar për hapin e rradhës.

Por ai gol i Kolollit nga pika e bardhë e penalltisë, nëpërmjet panenkës, përveç shpresës së vogël e nderit deri diku, solli edhe shumë diskutime. Së fundmi është drejtori i medias “Napoli Magazine”, Antonio Petrazzuolo që shprehet se nuk e kuptoi vendimin e Kolollit për spektakël, në një kohë që është i eliminuar.

“Unë nuk mund ta kuptoj domethënien e panenkës së Kolollit. Mund ta kuptoj gëzimin e golit të nderit, apo që t’i shënosh një ekipi të rëndësishëm si Napoli. Por sinqerisht e teproi, pasi mund të bënte edhe pa të (panenkën) ndërsa është një hap larg eliminimit nga “Europa League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top