You are here
Home > Futboll Bota > Në Itali e teprojnë për lëvizjen e Elseid Hysajt, e kthejnë si në lojën…”Become a legend”

Në Itali e teprojnë për lëvizjen e Elseid Hysajt, e kthejnë si në lojën…”Become a legend”

Ku do të shkojë Elseid Hysaj në sezonin e ardhshëm? E vetmja gjë e sigurtë deri tani, është se mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Napolit. Si një telenovelë ka qënë prej shumë kohësh, por tashmë historia e shkodranit është kthyer në Itali si loja aq shumë popullore e Pro Evolution Soccer, “Become a legend”.

Pra një futbollist i krijuar, që mund të luajë me të gjitha ekipet që dëshiron. Fantazia është tepruar deri diku dhe historitë që po qarkullojnë nuk kanë shumë vërtetësi. Nuk po flasim për mediat shqiptare, por për ato fqinje.

Fillimisht u raportua për interesimin e Chelseat, për të kaluar më pas me historinë e Sarrit te Juventusi. Më vonë do të dilnin edhe interesimet e Atletiko Madrid dhe Totenhemit rreth mbrojtësit shkodran. Roma gjithashtu ishte një tjetër skuadër e përfolur, ndërsa së fundmi nga Itali shkruhet se edhe Mançester Junajtid është në ndjekje të Hysajt.

Kjo për shkak se Antonio Valencia ka përfunduar kontratën dhe nuk pritet të vazhdojë më me djajtë. Në kushte të tilla, më e mira është që të fiken dorezat e “PS3” dhe të pritet koha e merkatos për të parë të ardhmen e mbrojtësit të Shqipërisë, pasi pak të vërteta po qarkullojnë në lidhje me të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top