You are here
Home > Kombëtarja > Në Itali bën xhiron e mediave për vetëm një orë: Reja merr Shqipërinë!

Në Itali bën xhiron e mediave për vetëm një orë: Reja merr Shqipërinë!

Panuçi e ka prerë biletën e udhëtimit për në Itali dhe tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Pas disa rezultateve zhgënjyese të marra rradhazi, trajneri italian nuk mund të vazhdonte më në krye të kuqezinjve, duke u shkarkuar nga FSHF.

Por në mediat italiane, për vetëm një orë kohë, ka bërë xhiron lajmi se Eduardo Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Prestigjozja “Calciomercato” dhe shumë media të tjera italiane, shprehen se kanë nisur kontaktet direkte të Shqipërisë me ish-trajnerin e Atalantës dhe Lacios, për të marrë drejtimin e Kombëtares. Megjithatë mbetemi në pritje të asaj që do të ndodhë, pasi trajnerin Reja nuk e favorizon aspak mosha e tij e madhe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top