You are here
Home > Kombëtarja > Në Greqi e larguan që pa ardhur, trajneri i PAOK e ka të qartë për Enea Mihajn

Në Greqi e larguan që pa ardhur, trajneri i PAOK e ka të qartë për Enea Mihajn

Sapo kishte mbërritur te PAOK duke u zyrtarizuar vetëm në merkaton e verës, pas një sezoni fantastik që zhvilloi me Panetolikosin, Enea Mihaj hasi edhe mosbesimin e mediave greke. Sipas tyre mbrojtësi i Shqipërisë do të huazohej menjëherë nga kampionët e Greqisë.

Kjo pasi supozohej se hapësirat nuk ishin të mjaftueshme në këtë skuadër, ndërsa lënia jashtë ndaj Ajaksit ishte edhe një dyshim i mjaftueshëm. Por së fundmi raportohet se trajneri Abel Ferrera nuk ka asnjë dyshim për këtë rast.

Enea Mihaj zotëron aftësi shumë të mira dhe vetë portugezi kërkon që të shoh më nga afër zhvillimin e lojtarit, duke i garantuar mundësi dhe hapësira gjatë zhvillimit të sezonit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top