You are here
Home > Kombëtarja > Në Gjermani nuk i besojnë syve për reagimin e Mavrajt: Një puthje nga kali, mësohesh me të!

Në Gjermani nuk i besojnë syve për reagimin e Mavrajt: Një puthje nga kali, mësohesh me të!

Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim që u duk disi serioz te Greuther Furth, duke ndierë një dhimbje të madhe në shpatull. Mjekët menduan që mbrojtësi shqiptar do të qëndronte disa ditë jashtë fushës së blertë, por pa llogaritur humbjen e fillimit të sezonit.

Por nga ana tjetër Mavraj e kishte të qartë se nëse nuk do sforconte dhëmbët dhe do të rikthehej, atëherë do të lante duart edhe me vendin e titullarit. Kjo e ka shtyrë lojtarin kuqezi që të rikthehej në stërvitje pas vetëm dy ditësh.

“Mërgimi ka një rezistencë të çmendur të dhimbjes”, do të shprehej drejtori teknik Martin Meichelbeck. Ndërsa nga ana tjetër, vetë Mavraj është shprehur disi me humor: “Është vetëm një skuqje e vogël. Ndihem sikur më ka dhënë një të puthur kali, pastaj ti mësohesh dhe stërviteni me të, megjithëse fillon të përkeqësohet disi”, ka thënë Mavraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top