You are here
Home > Bundesliga > Në Gjermani japin arsyen, pak shanse që legjenda e Shqipërisë të marrë postin te Hanoveri

Në Gjermani japin arsyen, pak shanse që legjenda e Shqipërisë të marrë postin te Hanoveri

Në Gjermani është përfolur shumë gjatë kohëve të fundit, se legjenda e Shqipërisë, Altin Lala, mund të marrë një post drejtuesi në skuadrën e Hanoverit. Këta të fundit kanë rënë nga Bundesliga dhe do të kenë një revolucion të madh në ekip.

Fillimisht është vendi i drejtorit sportiv që është ende bosh, me shefin ekzekutiv Martin Kind që  po mendon variantin më të mirë. Altin Lala ka paraqitur një projekt për të përfituar këtë vend nga klubi që ka bërë historinë, por me një formulë pak më të veçantë.

Legjenda kuqezi do të ishte në këtë pozitë së bashku me Steven Cherundolo dhe Jan Schlaudraff. Gjatë orëve të fundit, është media gjermane prestigjoze “SportBuzzer” që tregon arsyen se përse një gjë e tillë, ka pak gjasa të ndodhë: “Të tre këta ish-lojtarë të Hanoverit, kanë natyra të ndryshme. Lala dhe Cherundolo duan të punojnë së bashku me Schlaudraff. Megjithatë ky i fundit, nuk e dëshiron shumë një gjë të tillë, pasi kërkon të jetë përgjegjës sipas burimeve tona”, shkruan media gjermane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top