You are here
Home > Futboll Bota > Në fushë “nuk u interesonte”, hirushja e finales: Më shkruajtën lojtarët e Liverpulit, njëri dërgonte zemra

Në fushë “nuk u interesonte”, hirushja e finales: Më shkruajtën lojtarët e Liverpulit, njëri dërgonte zemra

Pak kohë më parë u luajt finalja e kompeticionit më madhor në rang klubesh, “Uefa Champions League”. Kjo ndeshje ishte e rezervuar për dy skuadra angleze, mes Totenhemit dhe Liverpulit, teksa këta të fundit arrirën të bënin të tyre trofeun pasi arritën t’ia dilnin me rezultatin e pastër 0-2.

Natyrisht nuk kishte si të mos mungonin edhe në këtë finale suprizat, pasi një tifoze arriti të futej në fushën e blertë duke ndërprerë për pak minuta ndeshjen. Në fakt kjo nuk është hera e parë që ndodh në një finale, pasi kishte ndodhur edhe në finalen e Kupës së Botës apo edhe në finalen e një viti më parë në “Champions League”. Ajo çka ra në sy ishte veshja ekstravagante e bukuroshes që depërtoi nê fushë, e cila arriti të tërhiqete vëmendjen jo vetëm të pranishmëve në stadiimin e qytetit të Madridit, por edhe telespektatorëve. Ajo arriti të bënte shumë bujë në mediat e huaja, madje u bë edhe e famshme më shumë nga ç’ishte, pasi rrjeti social i saj në Instagram, pati një “bum” ndjekësish. Po çfarë tha më pas bukuroshja ruse Kinsey Wolanski?

Ajo u shpreh se nuk e kishte idenë se do ta shikonte e gjithê bota dhe se i pëlqen tê bëjê veprime të çmendura. Gjithshtu Kinsey zbuloi faktin se kishte marrë shumë mesazhe nga lojtarët e Liverpulit, por nuk bëri të ditur asnjë emër.

“Nuk e kisha idenë se do të më shikonte e gjithë bota. Por, unë thashë po menjëherë, thjesht më pëlqen të bëj gjëra të çmendura, vetëm një jetë kemi. Nuk do të zbuloj emrat, por disa nga futbollistët e Liverpoolit më kanë dërguar mesazhe flirtuese pasi hyra në fushë. Njëri më dërgoi disa zemra, e një tjetër më tha se më kishte parë në fushë. Sinqerisht nuk i njihja ata derisa pashë profilet e tyre. Nuk iu përgjigja sepse unë e kam një të dashur”, përfundoi Kinsey./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top