Në Francë ishim krenaria e vetme, armiqtë e përbetuar marrin revanshin në Rusi

Kualifikimi i Shqipërisë në Europianin e shkuar të Francës, nuk ishte thjeshtë fantastike për arsyen sepse ishte hera e parë që ne përfaqësoheshim në një eveniment të tillë.

Ato eleminatore, nata e Beogradit, e çdo gjë tjetër dukej sikur ishte akumuluar prej kohësh, Shqipëria dërgon Serbinë jashtë Europianit, edhe pse serbët duhet thënë se kishin emra më të mirë në ekipin e tyre.

Greqia nga ana tjetër kishte prekur fundin e saj, jo vetëm që nuk po e diskutonte Francën, por turpërimi shkoi deri aty sa komunikonte shpeshherë me vëndin e fundit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Shqipëria pasi e shijoi të paktën njëherë këtë krenarinë e të qënit i “vetëm”, armiqtë e përbetuar kanë marrë revanshin.

Serbia është kualifikuar automatikisht për në “Rusi 2018” duke mos e diskutuar asnjëherë këtë gjë, ndërsa Greqia shkon në fazën e Play-Offit, një hap larg Rusisë.

Fqinjët kanë marrë revanshin por në Europianin e ardhshëm gjërat mund të rrjedhin ndryshe sërisht, kjo Shqipëri ka filluar të rrisi shpresat ndjeshëm.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author