You are here
Home > Futboll Bota > Në Belgjikë nuk e ndryshojnë vendimin, Genku kryeson kampionatin edhe me “Mesin” në stol

Në Belgjikë nuk e ndryshojnë vendimin, Genku kryeson kampionatin edhe me “Mesin” në stol

Ditë e djeshme është luajtur sfida mes St Truiden dhe Genk, teksa këta të fundit arritën të triumfonin me rezultatin 2 me 3. Përsa i përket lojtarit dardanas, Edon Zhegrova, nuk është aktivizuar me ekipin e tij të Genk për këtë përballje.

Ndonëse kjo nuk është hera e parë që Edoni nuk luan me klubin e Genk , këtë herë arsyeja e lënies pas dore mund të jetë disi më ndryshe. Prej disa ditësh pas talentit 19- vjeçar, janë vënë ekipe me emër në futbollin europian si Milani dhe Barcelona. Pavarësisht gjigantëve europianë që shprehin interesimin për shqiptarin, në Belgjikë zgjedhin të lënë “Mesin” në stol, ashtu siç quhet nga mediat dhe Ujkani së fundmi.

Ende mbetet çdo gjë për t’u parë deri në mbylljen e merkatos së janarit dhe tek çështja e mesfushorit dardanas ende çdo gjë është e hapur për një transferim të mundshëm të tij. Megjithatë duke parë gjithë situatën e këtij sezoni në kampionatin belg, vështirë duket që Zhegrova të vazhdojë me Genk. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top