Ndryshimi thelbësor mes moshave europiane dhe atyre të Shqipërisë

Që rezultatet tek kombëtarja e moshave kudo në botë, kalojnë në planë të dytë, kjo është e ditur nga të gjithë.

Lajmet prej andej përsa i përket rezultateve të arritura vijnë rrallëherë, por pikërisht këto mosha, janë shkolla bazë e çdo lojtari që kërkon më pas të shkojë në një shkallë më lartë.

Ajo që ka më tepër rëndësi janë gjithmonë elementët, emra të caktuara që mund ti shërbejnë më vonë kombëtares A, ideja e lojës, fryma e bashkëpunimit dhe çdo gjë tjetër e cila merr shumë herë më tepër vlerë, sesa rezultati.

Pasi fundja edhe ai, në një kombëtare me një projekt serioz nuk mungon thuajse asnjëherë por të bashkangjitet. Por nga ndryshojnë kombëtaret e moshave europiane nga ato të Shqipërisë? Sigurisht përvec rezultatit, flasim këtu për ato kombëtare me projekte serioze.

Formacion dhe skema të njëjta me kombëtaren A, pikërisht kjo është pika kryesore. Pra nëse kombëtarja e madhe luan me skemën 4-4-2, tranjeri i të rinjve nuk mund të eksperimentojë shumë në skemat e tjera pasi duhet ti familjarizojë sa më mirë këta lojtarë, me idenë që secili prej tyre është një kandidat potencial për kombëtaren e madhe.

Kështu lojtarët e kanë pak më të lehtë të përshtaten me grupin tjetër apo dhe me lojën e tyre në fushën e lojës, nëse më parë kanë lozur në të tillë skemash dhe formacioni..

Kjo është diçka që në Shqipëri mungon ku formacionin i të rinjve në përgjithësi del ndryshe nga ai i kombëtares A, me justifikimin e të marrit rezultat e në fund ka sërisht zhgënjim. Megjithëse Alban Bushi ka shumë për të duartrokitur në punën e tij, duhet të “kopjojë” shumë stilin dhe lojën e Pannucit pasi vetëm kështu na ndihmon.

 

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author