You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshime në stolin e Kombëtares, mbrojtësi i Romës bëhet ndihmës i Panuçit

Ndryshime në stolin e Kombëtares, mbrojtësi i Romës bëhet ndihmës i Panuçit

Ndryshime në stafin e Kombëtares. Ish-mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares italiane do të jetë ndihmësi i Panuçit dhe do të zëvendësojë Paolo Rodolfin, i cili do të marrë postin e vëzhguesit të talenteve. Kaseti pritet në nis punën në fund të majit dhe do të debutojë në stolin e kuqezinjve në miqësoret e planifikuara.

KAseti

40-vjeçari është një njohje e vjetër e Panuçit pasi së bashku kanë luajtur te Roma për disa vite. Në të kaluarën, ish-mbrojtësi ka veshur fanellën e Veronës, Leçes, Udinezes, Uatfordit dhe Komos. Lajmi për emërimin e Kasetit si ndihmës trajner i Kombëtares është konfirmuar edhe nga mediat italiane.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top