You are here
Home > Kombëtarja > Ndoshta erdhi koha! Reja mund të vërë në zbatim te Shqipëria, planin e menduar që nga De Biazi

Ndoshta erdhi koha! Reja mund të vërë në zbatim te Shqipëria, planin e menduar që nga De Biazi

Ndeshjet e qershorit po afrojnë gjithmonë e më tepër për Shqipërinë, ndërsa pyetja dhe enigma kryesore e tifozëve tanë mbetet një e vetme: “Si do të luajmë me trajnerin Reja?”. Faktikisht nëse shohim me vëmendje grupin e lojtarëve, pak ndryshime do të ketë nga formacioni i fundit i përdorur nga Panuçi ndaj Turqisë.

Lojtarët janë po ata, ndërsa ajo që duhet të ndryshojë, është sjellja e tyre në fushën e lojës. Por sa i përket skemës së lojës, ka një dyshim të madh për prapavijën. Që në kohën kur De Biazi ka qënë te Shqipëria, dëshira e teknikut italian ishte për të provuar tre qendra në formacion. Nga kjo skemë u josh edhe trajneri Panuçi, duke e tentuar disa herë gjatë ndeshjeve, megjithëse nuk i kishte futbollistët e duhur për ta vendosur në zbatim.

Por me trajnerin Reja, duket se historia ndryshon. Ismajli dhe Gjimshiti japin një siguri të madhe për prapavijën, ndërsa treshen perfekte për të mbyllur kundërshtarit, e plotëson Kastriot Dërmaku. Kapiteni i Kosenzës ka zhvilluar një sezon fantastik në Serinë B, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve në Itali. Ajo që duhet theksuar është se kjo lëvizje mund të vijë më së shumti për t’iu përshtatur Berat Gjimshitit.

Mbrojtësi i Atalantës ndodhet në kulmin e karrierës, por kur flitet te Kombëtarja, kemi parë një tjetër nivel të lojtarit. Kjo më së shumti e ndikuar nga skema e lojës së ekipit, pasi edhe Atalanta luan me tre qendra të mbrojtjes. Jemi ende herët për të folur për formacionin, por një gjë duket e sigurt. Plani i De Biazit do të provohet për në zbatim nga Reja, të paktën në stërvitje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top