You are here
Home > Futboll Bota > Ndoj rrezikon ta lërë Breshian në Serinë A, e pret sulmuesi që lë pas edhe Kristiano Ronaldon

Ndoj rrezikon ta lërë Breshian në Serinë A, e pret sulmuesi që lë pas edhe Kristiano Ronaldon

Emanuel Ndoj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Serinë B, pasi me ekipin e Breshias, e ka siguruar që prej disa kohësh ngjitjen në elitën e futbollit italian. Një festë më vete kjo për mesfushorin shqiptar, që ngjitet në Serinë A pikërisht me skuadrën që i ka besuar kaq shumë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Por shanset janë të mëdha që Ndoj të ndërroj skuadër në merkaton e verës, pavarësisht kësaj arritje të Breshias. Kjo pasi Sampdoria po e kërkon me ngulm lojtarin e Kombëtares prej disa kohësh. “Blucerchiando” rithekson faktin se lojtari në fjalë është si objektiv kryesor për merkaton e Sampdorias, që aktualisht ndodhet në mesin e tabelës në Serinë A.

Pikërisht në këtë skuadër ndodhet edhe sulmuesi që po i habit të gjithë në Itali, Kuajarela, që ka lënë pas me gola të shënuar edhe Kristiano Ronaldon. Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Ndojit, ndërsa një kalim te Sampdoria do të ishte vërtet një zgjidhje e duhur, pasi i ofron garanci për qëndrimin në elitë edhe në sezonet e tjera, ndryshe nga Breshia. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top