You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh për herë të parë, 5 vëndet e para të “Premier League” shpallen…kampionë!

Ndodh për herë të parë, 5 vëndet e para të “Premier League” shpallen…kampionë!

Europa është vetë “Premier League”, të paktën për këtë sezon. Një sukses i jashtëzakonshëm i vendit ku lindi futbolli, që i ka të gjitha ekipet e tij në finalet e “Champions League” dhe “Europa League”.

Në gjithë mediat sportive po fliitet pikërisht mbi këtë fakt, duke e cilësuar si të jashtëzakonshme. Por nëse e shohim me më shumë vëmendje, ka edhe një tjetër rastësi të bukur në kampionatin anglez. Me renditjen aktuale në “Premier League”, 5 ekipet e para janë shpallur “kampionë” në një farë mënyre.

Vendi i 2, i 3, i 4 dhe i 5 gjenden në finalet përkatëse të turneve europianë. E si për ta përmbyllur skemën perfekte, Manchester City që nuk gjendet as në finale e “Europa League” dhe as në atë të “Champions League”, me shumë gjasa do të jetë vetë ekipi kampion i “Premier League”, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi.

Për ekipet si Arsenali dhe Chelsea padyshim që quhet një arritje deri në finalen e “Europa League”, duke parë sezonin e dobët që ata kanë zhvilluar. Ndërsa sa i përket Liverpulit që është në luftë deri në momentin e fundit në kampionatin anglez, ndoshta do të vendosnin një bast që tani, për të lënë “Premier Leaguen” dhe për të fituar “Championsin”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top