You are here
Home > Kryefaqja > Ndodh gjithçka! Tifozi në fushë dhe puth këmbët e Xhakës, Lenjani me dopietë në ndeshjen e ndërprerë

Ndodh gjithçka! Tifozi në fushë dhe puth këmbët e Xhakës, Lenjani me dopietë në ndeshjen e ndërprerë

Në ndeshjen me simbolikën e fortë për Pavarësinë e Kosovës, është dhuruar gjithçka. Nga njëra anë ishte kapiteni ylli i Verderit, Milot Rashica, ndërsa nga tjetra, Granit Xhaka. Takimi u zhvillua në “Fadil Vokrri” dhe përfundoi me rezultatin 4-4, duke u ndërprerë në penallti nga tifozët.

Ermir Lenjani shënoi golin e parë të takimit, për ekipin e Rashicës. Menjëherë do të vinte përmbysja nga ndihmës trajneri i Kosovës, Muharem Sahiti, por edhe basketbollisti, Dardan Berisha.

Një moment i veçantë i takimit do të vinte në minutën e 66, ku një tifoz do të puthte këmbën e Xhakën. Gola e tjera u realizuan nga Rashica, Xhaka, dopietë e Armend Thaqit, e për ta përmbyllur sërish Lenjani. Kur pritej që të ekzekutoheshin penalltitë, ndeshja u ndërpre nga tifozët e shumtë që hynë në fushën e lojës, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e fituesit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top