You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ndizet sfida Shqipëri-Turqi, flet lojtari i Celta Vigo: Të jemi 6 pikë para Francës!

Ndizet sfida Shqipëri-Turqi, flet lojtari i Celta Vigo: Të jemi 6 pikë para Francës!

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të sotme në kampionatet respektive, e gjithë vëmendja do të fokusohet tek ekipet kombëtare. Pikërisht javën e ardhshme startojnë edhe eleminatoret e kampionatit europian 2020, aty ku kuqezinjtë tanë do të presin në shtëpi një nga kundërshtarët e tyre direkt, siç është Turqia. Pak ditë më parë ashtu si Shqipëria, edhe Turqia ka bërë të njohur listën e lojtarëve të grumbulluar, ku nuk mungojnë edhe disa yje të futbollit europian.

Një ndër to, është edhe qendërmbrojtësi i skuadrës spanjolle të Celta Vigos, Okay Yokuslu, teksa ditën e sotme është prononcuar për mediat turke. Për të është një nder që luan me përfaqësuesen e tij dhe shpjegon faktin se kundër Shqipërisë do të luajnë si një skuadër kompetitive. Më tej mbrojtësi i Kombëtares turke, thekson faktin se kjo është një nga ato ndeshjet vendimtare, ku edhe pse është e para, ka një rëndësi tepër të madhe.

“Ne do të fillojmë eleminatoret duke luajtur përballë Shqipërisë dhe këtë ndeshje duhet që të jemi kompakt dhe të luajmë si një ekip i vetëm. Duhet të marrim pikët maksimale, që kur të luajmë me Francën të jemi 6 pikë. Dëshira ime është që të jem në formacionin titullarë në atë ndeshje, por çdo gjë është në dorë të trajnerit dhe unë respektoj çdo vendim të tij”, u shpreh 25 vjeçari i Turqisë, Okay Yokuslu./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top