“Ndizet” Rey Manaj, nuk ndalet as Granada

Rey Manaj e ka nisur ndeshjen e djeshme sërisht si rezervë edhe pas golit të shënuar ndeshjen e shkuar, kësaj rradhe ndaj Lokras në Ligën e dytë të Spanjës. Granada e fitoi ndeshjen me rezultatin 4-1, dhe tashmë ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë.

Granada është shumë pranë La Ligas nëse vazhdon në këtë lloj forme kur duket e pandalshmr në rrugëtimin e saj. Vetëm pak kohë më parë ky ekip ishte duke përjetuar ndjesinë që kampionati elitar në Spanjë të sjell realisht.

Por pa lënë gjurmë në këtë ndeshje nuk ka kaluar as Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar pasi për pak kohë ishte në harresë të plotë falë formës së tij të dobët, arriti të gjente rrjetën ndërsa ditën e djeshme ka marshuar i vetëm me topin në këmbë drejt portës, derisa kundërshtari e ka parë të arsyeshme të ndëshkohet me karton të kuq për të evituar golin.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author