You are here
Home > Kryefaqja > Ndëshkim për nacionalizëm! UEFA nuk e fal Laçin

Ndëshkim për nacionalizëm! UEFA nuk e fal Laçin

Ekipi i Laçit është ndëshkuar nga UEFA për sjellje jo korrekte të tifozëve dhe spikerit të stadiumit në ndeshjen e vlefshme për “Europa League” ndaj Anorthosis.

Qeveria e Futbollit ka marrë këtë vendim pasi ka parë sendet e hedhura në fushën e lojës nga e tifozëve kurbinas, por duke u nisur edhe nga thirrjet nacionaliste të spikerit të stadiumit gjatë takimit. Të paktën në këtë përfundim ka arritur UEFA, ndërsa Laçi nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, kërkon më shumë qetësi nga ana e tifozëve.

“Lutemi në mirëkuptimin tuaj dhe shpresojmë të mos përsëriten më këto veprime. Ekipi ynë flet në fushë dhe jo me sende (shishe, gota, çakmakë). Në rast të përsëritura, klubi do të marrë masë ndaj individëve që dëmtojnë imazhin dhe historinë e klubit tonë”, shkruhej në faqen e Laçit në “Instagram”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top