You are here
Home > Futboll Bota > Ndeshjet i sheh gjithmonë te infermieria, Januzaj: Sa mirë më shkon karriera, luajta në 2 Botërore

Ndeshjet i sheh gjithmonë te infermieria, Januzaj: Sa mirë më shkon karriera, luajta në 2 Botërore

Mund të themi se Adnan Januzaj është futbollisti që mund të ketë zhgënjyer më shumë tifozët shqiptar përpara disa kohësh. Kjo për arsyen se ai zgjodhi të ishte pjesë e Kombëtares së Belgjikës dhe jo asaj kuqezi, duke parë edhe gjithë përpjekjet e bëra për ta afruar te kuqezinjtë. Tashmë ky lojtar është pjesë e skuadrës spanjolle të Real Sociedadit, ku edhe te këta të fundit, po vazhdon “mallkimin” e infermierisë.

Më së shumti takimet po i sheh pikërisht nga ambienti i spitalit dhe jo nga fusha, pas shumë dëmtimeve të pësuara. Por kjo nuk ia heq krenarinë e madhe që ka Januzaj, për dy Botërore të zhvilluara. Në një intervistë të tij për “Radion Donostia”, Januzaj shprehet si një lojtarë tepër i kompletuar dhe ndihet krenar për atë çka ka arritur në jetë.

“Unë jam 24 vjeç, kam luajtur në tri ligat më të mira në botë dhe kam marrë pjesë në dy Kupat e Botës. Jam i lumtur me atë se si po shkon karriera ime. Tani të luaj Ligën e Kampionëve dhe kjo është një ëndërr për këdo”, u shpreh Januzaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top