Ndeshja Shqipëri-Izrael, në Elbasan vendoset njësitë antiterror (FOTO)

Njesite antiterror nga Tirana kanë zbarkuar në “Elbasan Arena”. Abc News filmoi masat e larta të sigurisë përreth stadiumit. Siç e shikoni dhe në pamje, policë e agjentë antiterror janë pozicionur disa ditë para ndeshjes së futbollit Shqipëri -Izrael e cila është të shtunën.

Masat e larta të sigurisë në Elbasan, erdhën pas sinjalizimeve të marra në Shkodër për pasiguri në zhvillimin e ndjeshjes.

Informacionet u shoqëruan edhe me një valë arrestimesh për implikime në terrorizëm.

Dy persona të dyshuar si organizatorë të një grupi bashkëpunëtorësh të ISIS u kapën pikërisht në Shkodër.

Policia e Elbasanit informoi Abc News që ka shtuar dukshëm masat e sigurisë. Menjëherë pas marrjes së vendimit që ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” përreth stadiumit kryejnë shërbim 24 orë forcat e policise.

001_12

03_50
Të njëjtat burime treguan se gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit do të angazhohen rreth 700 policë, forca të FNSH dhe RENEA-s.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply