You are here
Home > Futboll Bota > Ndeshja e sezonit, vlerësimi i italianëve: Hysaj ishte si peshku pa ujë!

Ndeshja e sezonit, vlerësimi i italianëve: Hysaj ishte si peshku pa ujë!

Napoli humbi me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Arsenalit, në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e “Europa League”. Kjo ishte ndeshja e sezonit për të gjithë futbollistët e ekipit italian, që kanë dështuar në të gjitha objektivat e tyre gjatë këtij sezonit.

Ançeloti zgjodhi t’i besonte Elseid Hysajt edhe në këtë takim, duke e mbajtur në lojë për 90 minuta. Gjithsesi mbrojtësi shqiptar nuk la një shije të mirë, i ndikuar edhe nga loja e dobët e shokëve të skuadrës. Vlerësimi nuk ka qënë aspak i mirë në fundin e ndeshjes, ndërsa “Napolipage.it” e quan edhe si peshku pa ujë.

Hysaj 4.5- Vuan aq shumë nga kundërshtarët. Vendoset dhe ecën në mënyrë të ngathët. Së bashku me Mario Ruin, ngjajnë si dy peshq pa ujë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top