You are here
Home > Kombëtarja > Ndërtesa merr flakë në stadium, futbollistin më në formë të Shqipërisë nuk e ndalon…asgjë!

Ndërtesa merr flakë në stadium, futbollistin më në formë të Shqipërisë nuk e ndalon…asgjë!

Ekipi i Winterthurit ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, këtë herë duke mundur Vaduzin me rezultatin 2-1. Taulant Seferi ka qenë sërish protagonist për Winterthurin, duke shënuar golin e dytë të skuadrës në pjesën e parë.

Megjithatë, një incident dhe situatë e pazakontë ishte ajo përpara nisjes së takimit. Një ndërtesë e vogël e cila ndodhej brenda stadiumit, ka marrë flakë duke u djegur terësisht. Por pavarësisht kësaj, asgjë për t’u shqetësuar dhe nënvizuar, ndërsa ndeshja ka vazhduar normalisht në ritmin e saj, për të dhënë konkluzionin që ne ndoshta e dinim prej kohësh: Taulant Seferi.

Ky njeri nuk e njeh ndaljen për të gjetur rrjetën, duke qenë gjithmonë një futbollist vendimtar për skuadrën e tij. Një futbollist si Seferi, nuk e ndalojnë as flakët, Shqipëria e pret krahëhapur në nëntor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top