Lazio pret Vitesse, Strakosha e nis nga…tribuna!

Në “Olimpico” pritej që sonte të kishim një derbi shqiptarësh por Inzagi mendon ndryshe. Tekniku italian ka lenë jashtë formacionit titullarin e portës në ndeshjen e rradhës në “Europa League”.

Një strategji e trajnerit të lacialëve për të riun Strakosha duke e lenë të shlodhet. Imobile gjithashtu është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e sotme si edhe me një grup tjetër titullarësh.

Praktikisht Lacio ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të “Champions League”. Kështu, Strakosha e të tjerë ruhen më të freskët për ndeshjet e rendësishme të kampionatit. 

Lazio qendron në vendin e parë në Grupin K me pikë të plota në katër ndeshje dhe ndeshja e sotme nuk ka pritshmëri serioze.
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author