Napoli një hap larg Champions-it, Hysaj luan në krahun e majtë…

Është mbyllur me rezultatin e përgjithshëm 3-0 takimi mes Napolit dhe Shaktarit. Skuadra italiane nën drejtimin e teknikit Sarri hedh një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimeve në fazen 1/16. 

Napoletanët ishin favorit në letër por në fushë vuajtën së tepërmi sidomos në pjesën e parë ku hapsirat ishin të pakta. Ndërsa pjesa e dytë ka folur ndryshe për vendasit duke nisur siparin e golave.

Elseid Hysaj si rrallë herë është pozicionuar në krahun e majtë të mbrojtjes. Tekniku italian ka vendosur shkodranin në vendin e algjerianit, Ghoulam, të dëmtuar duke lenë në krahun tjetër mbrojtësin Maggio.

Edhe pse jo në pozicionin e tij më të mirë Hysaj është detyruar të përshtatet. Në fund të takimit 23-vjeçari është vlersuar me notën e përgjithshme 6.8 për paraqitjen e dhënë.

Praktikisht Napolit i duhet të fitojë edhe ndeshjen e fundit ndaj Fejnordit dhe të lutet njëkohësisht që Shaktari të dal pa pikë në Angli. Shancet janë të arta për arritjen e objektivave, ndërsa për Hysajn ky është viti i dytë pjesmarrës në kompeticionin e Uefa Champions League.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply