You are here
Home > Kombëtarja > Napoli-Hysaj, ja nga kush varet e ardhmja e mbrojtësit kuqezi

Napoli-Hysaj, ja nga kush varet e ardhmja e mbrojtësit kuqezi

Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj është kthyer në një pikë referimi te skuadra e Napolit, titullar dhe mjaft i rëndësishëm në skemat e trajnerit Maurizio Sarri, që kur erdhi te skuadra napoletane e mori me vete nga Empoli lojtarin shkodran. Nën drejtimin e Sarrit lojtari është rritur ndjeshëm profesionialisht, duke qenë i paprekshëm në formacionin e trajnerit dhe duke fituar besimin e tij.

Edhe pse në adresën e Hysajt, 24 vjeç, ka patur mjaft oferta, Napoli nuk e ka lëshuar lojtarin, që kishte mbështetjen e Sarrit, ndërkohë që nuk ka munguar edhe interesimi i skuadrës së Bayern Mynih. Por nëse Sarri largohet nga Napoli, çfarë do të ndodhë me mbrojtësi kuqezi? Agjenti i tij Mario Giuffredi rrëfen skenarin: “E ardhmja e Hysajt varet shumë nga ajo e Sarrit, që e konsideroj trajnerin më të mirë në botë”.

Më tej, menaxheri shton: “Nëse Sarri konfirmohet kjo gjë mund të ndodhë edhe me Hysajn edhe pse merkatoja mund të sjellë zurpriza në çdo moment, të paparashikuara në bazë të ofertave që do të vijnë. Unë kam ndjesinë që trajneri do të qëndrojë, ndoshta edhe Elseid…”, u shpreh Mario Giuffredi, në një deklaratë për mediat italiane.

/Telesport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top