You are here
Home > Futboll Bota > Napoli e bën si film përmbysjen me Arsenalin, tifozët: Nëse nuk luan Hysaj, ka shpresa

Napoli e bën si film përmbysjen me Arsenalin, tifozët: Nëse nuk luan Hysaj, ka shpresa

“Ka ardhur koha për përmbysjen. Ka ardhur koha për të besuar në të”. Ky është slogani që ka vendosur Napoli, ndërsa ngelen edhe pak orë nga përballja e madhe me Arsenalin. Italianët do të kërkojnë mrekullinë për një kualifikim më tej, ndërsa rezultati i ndeshjes së parë ka përfunduar 2-0 në favor të anglezëve.

Napoli ka menduar për një video të bukur motivuese, që njëkohësisht zgjon edhe emocionin te tifozët e kësaj skuadre. Nëpërmjet pamjeve të qytetit, momenteve të dëshpërimit të lojtarëve të Napolit dhe golat e shënuara nga kjo skuadër, klubi kërkon ndihmën e tifozëve, për të arritur te përmbysja.

Megjithatë reagimi ka qënë i larmishëm, madje disa prej njerëzve nuk i del e keqja me Mario Ruin dhe Elseid Hysajn. Të dy mbrojtsat e krahut kritikohen vazhdimisht për lojën e tyre, ndërsa të shumta ishin komentet që nëse këta futbollistë do të mungojnë, atëherë ka shpresa për kualifikim. Mbetet të shihet sesa do i kushtoj vëmendje Ançeloti mendimit të tifozëve, por edhe këtë herë shkodrani pritet të luajë nga minuta e parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top