You are here
Home > Kombëtarja > Mustedanagiç tregon “tradhëtarin”: Muka na refuzoi për Greqinë, ndërsa Asllani na ka përdorur

Mustedanagiç tregon “tradhëtarin”: Muka na refuzoi për Greqinë, ndërsa Asllani na ka përdorur

Xhemal Mustedanagiç, është trajneri që drejton Shqipërinë  U-17, gjithashtu edhe drejtori i ekipit Kombëtar, detyrë e marrë kjo vetëm pak kohë më parë. Boshnjaku ditën e sotme ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, teksa flet për “tradhëtinë” e lojtarit që më parë ishte i grumbulluar tek kuqezinjtë U-17 që ai drejton.

Bëhet fjalë pikërisht për lojtarin që është pjesë e Olimpiakosit, Angjelos Muka, teksa nuk i është përgjigjur trajnerit të Shqipërisë U-17,  duke mos u grumbulluar me kuqezinjtë. Mustedanagiç është shprehur shumë i zhgënjyer për zgjedhjen e lojtarit, ndërsa Muka vendos të luajë për Greqinë.

“Refuzimi i Shqipërisë ka ardhur nga Fisnik Asllani, që e kishim grumbulluar herën e kaluar. E vendosëm në listë dhe agjenti i tij e përdori këtë fakt si marketing, e më pas e çoi te Kosova. Gjithashtu, Angjelos Muka që luan tek Olimpiakosi, e kemi ftuar disa herë, por ai ka vendosur përfundimisht të luajë për Greqinë”, u shpreh trajneri Mustedanagiç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top