You are here
Home > Kombëtarja > Mustedanagiç publikon listën për nëntorin, Shqipëria sulmon me…lojtarin e Totenhemit!

Mustedanagiç publikon listën për nëntorin, Shqipëria sulmon me…lojtarin e Totenhemit!

Pasi jemi duke kaluar momentet kur Shqipëria dhe grupmoshat e saj kanë marrë protagonizmin në fushën e lojës, do të jetë momenti që edhe Shqipëria U-17 të tregojë vlerat e saj dhe potencial që zotëon.

Në data 15-29 nëntor do të jetë kompeticioni i UEFA-s, atje ku kuqezinjtë tanë do të përballet ndaj Azerbajxhanit, Norvegjisë dhe Çekisë. Një grup ky që Shqipëria mund të bëj konkurrencë të madhe, ndërsa të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë.

Trajneri i Shqipërisë U-17, Mustedanagiç, ka bërë zyrtare listën e tij, atje ku bien në sy shumë lojtarë që luajnë jashtë vendit tonë, sidomos sulmuesi i Totenhemi, Albert Rachi. Futbollisti 15-vjeçar është pjesë e anglezëve, ndërsa do të kërkoj të lërë gjurmë gjatë ndeshjeve të nëntorit me fanellën e kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top