You are here
Home > Futboll Bota > Mustafi thjeshtë ka lindur për gafa, shiritin e kapitenit nuk e dëshiron me krahë anglez

Mustafi thjeshtë ka lindur për gafa, shiritin e kapitenit nuk e dëshiron me krahë anglez

Shkodran Mustafi është gjithmonë në qendër të vëmendjes te tifozët e Arsenalit, me gafat që nuk kanë të ndalur prej tij. Pikërisht prej gabimeve të këtij lojtari “topçinjtë” hoqën dorë nga “Champions League” me rezultatet negative që u morën në ndeshjet e fundit.

Mbrojtësi që zgjodhi Gjermaninë, sërish kalon në qendër të talljeve edhe kur Arsenali i jep vlerësim të madh. Në mbrëmjen e djeshme u fitua takimi ndaj Colorado Rapids në shifrat 3-0.  Në minutën e 62 hyri në fushë Mustafi, duke marrë edhe shiritin e kapitenit.

Por nëse të gjithë e vendosin atë në krahun e majtë, mbrojtësi shqiptar nuk e ka dëshiruar me “krahun anglez”, duke e vendosur atë në anën e djathtë. Ende nuk dihet saktësisht nëse kjo ishte një zgjedhje e bërë me ndërgjegje të plotë nga ana e Mustafit, apo një tjetër gafë për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, ashtu siç ndodh gjithmonë me të. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top