Mustafi: Ja pse zgjodha Gjermaninë para Shqipërisë

Shkodran Mustafi në një intervistë për ‘Goal.com’ ka treguar arsyet e përzgjedhjes së Gjermanisë, para Shqipërisë.
Mbrojtësi që po shkëlqen në sezonin e parë në Premierligë te Arsenalit, është me prejardhje nga Gostiviari, i rritur në Gjermani.

“Vendosa të luaj me Gjermaninë sepse ky vend me dha diçka dhe me ndihmoi gjatë rinisë time”, deklaron Mustafi, përcjell lajmi.net.

“Duhet të jemi mirënjohës që jetojmë në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të ofron mundësitë për të mira për të jetuar”, ka shtuar 24 vjeçari.

About the author