You are here
Home > Kombëtarja > Mushkri, tru dhe muskuj/ Shqipëri që tremb, Turqinë e vendosin përtokë “tre tenorët”

Mushkri, tru dhe muskuj/ Shqipëri që tremb, Turqinë e vendosin përtokë “tre tenorët”

Që një trup të mbahet gjallë dhe të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet që të gjithë funksionet e tij jetësore, të jenë në harmoni së bashku e të punojnë në mënyrën e duhur. Por Shqipëria së fundmi, ka pasur disa shqetësime, të cilat nuk e kanë lënë për të qenë në gjendjen e duhur.

Jo për shumë kohë, pasi në mars do të rikthehemi në gjendjen tonë normale. Nëse Turqia do të vendoset përtokë, kjo do të vijë për shkak të “tre tenorëve”. Tru, muskuj dhe mushkri, kuqezinjtë do të kenë gjithçka duke u bazuar në tre lojtarët e mesfushës.

Ergys Kaçe është në formën më të mirë të mundshme, për të ndihmuar me kontributin e tij edhe Kombëtaren. Pasimet e kalibruara të cilat vetëm ai mund t’i japë, do të jenë një armë më shumë për kuqezinjtë tanë. Nga ana tjetër, për muskuj të fortë do të jetë si gjithmonë Taulant Xhaka. Mesfushori i Bazelit është një kockë e fortë dhe një digë e pakalueshme për futbollistët e Turqisë.

E në fund, për frymëmarrjen të lirë do të mendojë Amir Abrashi. Gëzimi dhe rikthimi më i madh te Shqipëria, teksa Panuçi nis të fërkojë duart, pasi grupit të tij do i bashkohej një lojtar që pak e ka përdorur gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e Kombëtares.

Abrashi është një nga ata lojtarë që fjalën lodhje nuk e njeh, ndërsa në fundin e çdo takimi përshkruan më shumë kilometra se të gjithë të tjerët. Këtu do jetë baza e Shqipërisë, për të ndërtuar suksesin e një Europiani të ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top